AKTUALITET, 1 Tetor 2017, 20:00

Nuk gjen qetësi Vlora, plagoset me armë zjarri 40-vjeçari

Nuk gjen qetësi Vlora, plagoset me armë zjarri 40-vjeçari

Një 40-vjeçar u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Vranisht, ndërsa i plagosuri Roland Shkurti u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal për ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 40-vjeçari Shkruti është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.