TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me marrëveshjen politike tashmë, për nisjen e reformës elektorale, ekspertët e Kodit zgjedhor shprehen se fillimi në kohë i këtij procesi është i një rëndësie të veçantë.
Sipas Ilirjan Celibashit, ish-drejtues i KQZ-së, politika nuk duhet të bëjë gabimin pë t’i lënë ndryshimet ligjore në momentin e fundit. Sa i përket sistemit elektoral, ai është i mendimit të rikthimit të ndarjes së mandateve për deputet si në zgjedhjet e 2005-ës.
Ilirjan Celibashi: Në vlerësimin tim, ai ka qenë një sistem shumë i mirë dhe i shkonte shumë për shtat pikëpamjes historike. Nga një anë siguronte një qeverisje të qëndrueshme dhe nga ana tjetër krijonte mundësitë që të kishte zëra përfaqësues në parlamentin shqiptar.
Por një sistem proporcional me prim do të ishte një zgjedhje e mirë, gjithsesi, çështja e sistemit është çështje politike.
Aplikimin e teknologjisë në zgjedhje, Celibashi e shikon me rezerva. Sipas tij, duhet pasur shumë kujdes kryesisht në votimin elektronik.
Ilirjan Celibashi: Nuk duhet parë teknologjia si komponent që lidhet drejtpërsëdrejti me besimin, duhet parë si një komponent që lehtëson, krijon edhe besim deri diku, por pasi ti i ke përmbushur disa standarte të tjera. Perosnalisht mendoj që Shqipëria nuk është e përgatitur për votimin elektronik, gjithmonë kjo duke konsideruar çështjen e sigurisë.
Pak ditë më parë, ODIHR publikoi raportin përfundimtar të vlerësimit për zgjedhjet e 25 qershorit. Vëzhguesit ndërkombëtarë i bëjnë thirrje klasës politike shqiptare të nisin sa më parë rishikimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet./Vizion Plus
Përgatiti: TPZ.al