AKTUALITET, 1 Tetor 2017, 21:08

Përlotet Gerard Pique: Nëse jam problem për Spanjën, largohem

Përlotet Gerard Pique: Nëse jam problem për Spanjën,
Futbollisti i Spanjës Gerard Pique, është përlotur duke parë dhunën e ushtruar nga policia në Katalonjë ditën e sotme. Mediat raportojnë se Pique ka votuar pro ndarjes së Katalonjës nga Spanja, në referendumin e sotëm. Pique u shpreh se është i trishtuar nga boshatisja e stadiumit "Camp Nou". Ai shtoi se nëse paraqitja e tij me ekipin e kombëtares spanjolle do të jetë një problem në të ardhmen, atëherë ai është i gatshëm të largohet. Pique u shpreh për mediat, se është i shokuar nga dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve. /TPZ.AL/