TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona siguroi një fitore komode ndaj modestëve të Xhironës, me formacionin blaugranas që regjistroi fitoren e gjashtë në po aq ndeshje, dhe me vetëm dy gola të pësuar.
Starti perfekt i skuadrës së drejtuar nga Ernesto Valverde vazhdon dhe tashmë Lionel Mesi dhe kompani kanë krijuar një diferencë prej 18 pikësh me vendin e fundit në Primera Divizion.
Barcelona ka pësuar vetëm dy gola deri tani dhe ky barazon rekorin e vendosur në startin e sezonit 2001-02. Vetëm një ekip nga pesë kampionatet më fortë në botë, Borusia Dortmund, ka pësuar më pak gola deri tani.