AKTUALITET, 2 Tetor 2017, 17:58

32 kg heroinë dhe dy pistoleta, arrestohet shqiptari në Komo

Një patrullë policie e Komos gjatë një kontrolli rutinë rrugor ndaloi një shqiptar 31-vjeçar, dhe që iu përgjigj me nervozizëm pyetjeve të saj, duke mos ofruar të dhëna të besueshme, deri në mosditjen e adresës së shtëpisë, çoi në arrestimin e tij,.

Gjatë kontrollit të makinës iu gjet një pistoletë, ndërkohë që më pas në shtëpinë e tij iu gjetën dy pistoleta të mbushura dhe gati për të qëlluar; 108 fishekë; 63 pako heroinë që në total shkonin më shumë se 32 kg; syze mbrojtëse, maske anti-pluhur, peshore farmaceutike si dhe një presë për paketimin e narkotikëve.