AKTUALITET, 2 Tetor 2017, 18:25

U kap me 26 doza kokainë, 16 muaj burg për trafikantin shqiptar

Karabinierët e Riminit arrestuan të shtunën e kaluar një shqiptar 27-vjeçar, të cilit iu gjetën 26 doza kokaine të fshehura në një kuti paketash cigaresh.

Gjithçka erdhi pas një sinjalizimi. Kokaina iu gjet shqiptarit e fshehur në komodinën e një dhome hoteli në Riçione. Ajo ishte paketuar, dhe sipas portalit italian, Buongiornorimini.ti, vlente më shumë se 7 mijë euro.

Sot, gjykata italiane i dha vlefshmëri arrestimit dhe dha një dënim shqiptarit me një vit e katër muaj./TPZ.AL/