Sot zhvillohen ndeshjet e dyta në grupe, ku spikat supersfida midis Borusia sw Dortmundit dhe Realit të Madridit. Dy lojtarë shqiptarë luajnë sot dhe nisin si titullarë: mbrojtësi Elseid Hysaj i Napolit dhe mesfushori i Mariborit, Valon Ahmedi.
BORUSIA DORTMUND-REAL MADRID / FORMACIONET ZYRTARE
Fakte dhe statistika
- Dy ekipet janë çiftuar për të pestën herë në gjashtë sezone të Ligës së kampioneve
- Borusia e Dortmundit nuk ka humbur asnjëherë në shtëpi ndaj Realit të Madridit (3F dhe 3 B)
- Ronaldo do të bëjë sot paraqitjen e tij të 150 në Europë
- Reali i Madridit ka shënuar në 37 ndeshje rresht në Ligën e Kampioneve
APOEL-TOTENHEM / FORMACIONET ZYRTARE
Fakte dhe statistika
- Totenhemi kërkon të përsërisë fitoren ndaj Dortmundit
- APOEL humbi ndeshjen e tij hapesë 3-0 ndaj Realit të Madridit, kampionit në fuqi
- Totenhemi ka fituar dy nga tetë ndeshjet jashtë shtëpisë në Ligën e Kampioneve
- Bilanci i APOEL-it në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve: 2F, 2B dhe 5H.
MONAKO-PORTO / FORMACIONET ZYRTARE
Fakte dhe statistika
- Riluajtje e finales së vitit 2004, e fituar 3-0 nga Porto
- Të dyja ekipet humbën pikë në ndeshjet e tyre të para
- Porto humbi 3-1 me Beshiktashin, Monako barazoi me Lajpcigun
- Monako arriti deri në gjysmëfinale sezonin e kaluar
- Mutinjo ka luajtur me Porton në vitet 2010-13 përpara se të bashkohej me Monakon.
BESHIKTASH-LEIPCIG / FORMACIONET ZYRTARE
Fakte dhe statistika
- Të dyja ekipet synojnë të ndërtojnë një fillim pozitiv
- Beshkatashi fitoi në Porto, Leipcig barazoi me Monalon
- Beshiktashi nuk i ka humbur nëntë ndeshjet e zhvilluara në shtëpi Europë
- Kjo është ndeshja e parë historike në transfertë në Europë për Leipcigun
MANÇESTER SITI-SHAHKTAR DONTESK / FORMACIONET ZYRTARE
Fakte dhe statistika
- Kryesuesit e Grupit F kërkojnë fitoren e dytë
- Siti mundi 4-0 Fejenordin në ndeshjen e tij hapëse
- Shahktari regjistroi një fitore surprizë në shtëpi ndaj Napolit
- Siti nuk humbet në shtëpi prej ndeshjesh në Europë
- Fernandinjo fitoi gjashtë tituj kampionë me Shahktarin përpara se të bashkohej me Sitin
NAPOLI-FEJENORD / FORMACIONET ZYRTARE
Fakte dhe statistika
- Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren pasi humbën në ndeshjen e parë
- Kjo është ndeshja e parë jashtë shtëpisë e Fejenordit pas 15 vjetësh
- Napoli humbi 2-1 me Shahktarin në ndeshjen e parë
- Fejenordi pësoi një humbje të thellë 4-0 me Mançester Sitin
- Shqiptari Elseid Hysaj do ta nisë si titullar takimin
SPARTAK MOSKË -LIVERPUL / FORMACIONET ZYRTARE
Fakte dhe statistika
- Të dyja ekipet barazua në ndeshjet e tyre hapësë të Grupit E
- Liverpuli fitoi në shtëpi dhe jashtë ndaj Spartakut në vitin 2002
- Të Kuqtë morën vetëm një pikë jashtë fushe në fushtaën e fundit në Ligën e Kampioneve
- Kanë kaluar 13 ndeshje apo shtatë vjet nga ndeshja e fundit që Spartaku nuk ka pësuar gol
SEVIJA-MARIBOR / FORMACIONET ZYRTARE
Fakte dhe statistika
- Të dyja ekipet barazuan në ndeshjet e tyre hapëse
- Sevija baraoi në Liverpul, Maribori barazi me Spartakun e Moskës
- Maribori ka barazuar 4 nga 7 ndeshjet e tij në historinë e Ligës së Kampioneve në fazën e grupeve
- Mesfushori shqiptar Valon Ahmedi është në formacionin titullar