TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kundër Çelsit mungoi.
Në atë humbje tenistike 6-0 të Karabakut në “Stemford Brixh” të Londrës.
Por, nesër kapiteni i Shqipërisë do të ketë premierën e tij në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, në një ndeshje që do të luhet në Baku: Karabak-Roma.
Një pritje e gjatë për Ansi Agollin, që vetëm dy javë më pas do të mbush 35 vjeç.
Kur Karabaku fitoi të drejtën për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve – Ansi Agolli dha asistin e golit që solli kualifikimin – skuadra u prit me ceremoni të veçantë nga presidenti i plotfuqishëm i Azerbajxhanit, Ilham Aliev. Një ceremoni e bukur në pallatin presidencial në Baku, e shoqëruar edhe me një shpërblim prej 2 milionë manatësh, ose diçka më shumë se 1 milionë euro.
Pas eksperiencave të shkurtra në Zvicër me Nojshatëll Ksamaks dhe Lucernën; në Finlandë me Vaasa PS dhe në Ukrainë me Krivbasin, mbrojtësi i majtë tiranas është instaluar prej shtatë vitesh, nga korrriku 2010.
Me katër kampionate dhe tri Kupa të fituara në Azerbajxhan, pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve është vlerësuar si “qershiza mbi tortë” për ish-lojtarin e Tiranës.
Është beniaminin i tifozëve vendas për atë që Agolli jep në fushë, por edhe i preferuari i trajnerit Kurban Kurbanov, ndërkohë që presidenti Tahir Gëzel i ka dhënë një status të veçantë me shumë favore në kryeqytetin e naftës.
Ish-presidenti Bujar Nishani gjatë një vizite zyrtare në Azerbajxhan e takoi personalisht “ambasadorin” Ansi Agolli. Mbrojtësi i dhuroi stemën e Karabakut, por dhe fanellën e tij me numrin 25.
