TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Raportohet për një sulm me armë në Las Vegas, në një prej kazinove më të mëdha, “Mandaley Bay”.
Policia ka bërë thirrje që njerëzit të mos i afrohen zonës ku janë raportuar të shtënat dhe ka pasur një prani të madhe të efektivëve.
Një video e filmuar nga Eiki Hrafnsson dhe e hedhur në Twitter, tregon se çfarë po ndodh në kazinonë e madhe dhe në zonën përpara hotelit, që aktualisht është mbyllur.
Sipas atyre që shkruajnë në Twitter, mësohet se ka njerëz të bllokuar në kazino dhe hotel, e të tjerë që vrapojnë për t’i shpëtuar plumbave.
Dyshohet se mund të jetë më shumë se një person duke qëlluar me armë.
TPZ.AL