TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luftë frontale ndaj Kryeministrit Rama, dikur një ish-aleat nw qeverisje. LSI-ja, duket se është shndërruar në opozitën reale të PS-së, edhe pse kanë ngjyra të përafërta politike dhe janë që të dyja të majta.
Përmes një postimi në “Facebook”, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, lëshoi akuzat e radhës ndaj Ramës, ku në fokus ka qenë përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së.
“Biznesi i vogël kërcënohet nga asgjësimi masiv për llogari të supermarketeve gjigante të oligarkisë. Mijëra familje lihen në mëshirë të fatit nga arroganca e një shkollëpaku të shndërruar në marionetë të oligarkisë”, shkruan ish-ministri i fundit i Drejtësisë nga radhët e LSI-së.
“Ky kryeministër nepsqar i urren shqiptarët e thjeshtë dhe të varfër. Asgjësimi dhe kthimi i tyre në skllevër e kënaq”, shkruan deputeti Vasili./TPZ.AL/
Kryeministri marionetë e oligarkisë, trembet të flasë për TVSH-në e biznesit të vogël. Mijëra qytetarë që kanë lidhur mbijetesën e familjeve dhe fëmijëve të tyre me biznesin e vogël janë në ankth.
TVSH për ta është një problem kritik në përballjen e tyre për mbijetesë. Rregullat që kryeministri i paditur dhe mizor jua ndryshon përditë janë një vrasje masive publike.
Ky mediokër kryeministër është i qetë vetëm kur oligarkët gëzohen për rregullat, që ai vë dhe i pasuron pa fund ata.
Biznesi i vogël kërcënohet nga asgjësimi masiv për llogari të supermarketeve gjigante të oligarkisë.
Mijëra familje lihen në mëshirë të fatit nga arroganca e një shkollëpaku të shndërruar në marionetë të oligarkisë.
Ky kryeministër nepsqar i urren shqiptarët e thjeshtë dhe të varfër. Asgjësimi dhe kthimi i tyre në skllevër e kënaq".