TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama mbajti pasditen e sotme një takim me ministrat dhe zv.ministrat e rinj të qeverisë, të cilët i cilësoi si një skuadër, që është e ndërtuar për t'i sjellë vendit sukses. Rama e vuri theksin te bashkëpunimi i fortë mes dikastereve, si e vetmja mënyrë për t'i bërë ballë sfidave me të cilat po përballet vendi.
Kreu i Qeverisë tha se e pret një “Rrugëtim të vështirë me sfida sa të rënda, aq dhe frymëzuese. Kam besim se secila dhe secili prej jush, do të jetë një krah i fortë dhe produktiv për ministrat”,
"Ka qenë një skuadër e quajtur galaktike sepse përbëhej nga futbollistët më të mirë të botës, por që nuk fitoi asnjë trofe, sepse mungonte bashkëpunimi. Edhe ne, nëse nuk bashkëpunojmë, pavarsisht nivelit personal, nuk do të arrijmë të mposhtim armiqtë tanë mjaft të egër, si papunësia, varfëria, arsimimi i dobët, infrastruktura e keqe, etj.", tha Rama.
Ai u uroi mirëseardhjen katër kolegëve nga Kosova: Besës, Ilirianës, Valbonës dhe Hajrullahut, me mirënjohje për pranimin e ftesës që të bëhen pjesë e skuadrës së Shqipërisë për katër vitet në vazhdim, me besimin se do të sjellin vlerë të shtuar në Qeverinë tonë me idetë, pasionin dhe energjinë e tyre të veçantë.
“Asnjëherë më parë nuk është bërë një proces si ky, kaq seleksionues për të mbledhur propozime dhe seleksionuar kandidatura për zv/ ministrat. Asnjëherë nuk ka pasur skuadra, që shkuan përtej kufijve të vjetër partiak. Asnjëherë anëtarët e kabinetit qeveritar në tavolinën e tyre një rreth njerëzish si ekipet që do të kenë nga sot e tutje për 4 vite me radhë. Të krijojmë një skuadër, të punojmë si një skuadër. Nuk është e lehtë, pasi tradita është kundër kësaj”, tha kryeministri Rama.
“Na ishte një herë një skuadër që për nga cilësia e individëve u quajtur skuadra e Galaktikave, por Galaktikos nuk fituan asnjë trofe, sepse nuk u bënë kurrë skuadër, frymë në fushën e lojës. Dhe kundërshtarët tanë në fushën tonë që vetëm lojë nuk është, nuk janë aspak të dobët, përkundrazi janë të egër dhe të rrezikshëm; papunësia, korrupsioni dhe cinizmi.
Kemi edhe një opozitë të dobët që ulëret dhe shan si ai frikacaku që bërtet për të kaluar pyllin natën, por ky është një rrezik më vete për skuadrën tonë, dhe jo lehtësi. Ne kemi vetëm dy aleat të mëdhenj në këtë betejë aspak të lehtë, popullin të cilin duhet ta fitojmë përditë me vepra dhe rezultate konkrete dhe dëshirën tonë për ta bërë Shqipërinë që duam me shtet, punë, mirëqenie, një dëshirë që duhet ta ushqejmë përditë duke qenë pranë njerëzve të zakonshëm”, tha Rama
/TPZ.AL/