AKTUALITET, 5 Nëntor 2017, 21:13

Masakra në Teksas, 27 të vrarë (Video)

Të paktën 27 persona raportohet të jenë vrarë në kishën  Baptiste të Sutherland Springs, në Teksas.

Një zyrtar i policisë në vendngjarje konfirmoi se të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave lokale janë mbi 24 të plagosurit. Dega e FBI-së në San Antonio tha se agjentët e saj janë  në vendngjarje dhe nuk ka ende asnjë pistë për motivin e autorit. FBI po ashtu tha se pavarësisht se është raportuar për vetëm një autor, po hetohen edhe mundësitë e tjera. Mediat lokale raportuan se personi i armatosur hyri në kishë rreth orës 11.30 minuta sipas orës lokale.

Foto dhe video nga vendi i ngjarjes tregonin zonën të izoluar nga policia. Një numër helikopterësh kanë mbërritur në vendngjarje për të transportuar të plagosurit. Guvernatori i Teksasit, Greg Abott, bëri një deklaratë ku ndër të tjera thuhej "lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që janë lënduar në këtë akt djallëzor. Falenderojmë agjensitë e ruajtjes së rendit për reagimin e tyre". /TPZ.AL/

https://www.youtube.com/watch?v=3bRcRHIma9U