SPORT, 7 Tetor 2017, 14:16

Djemtë e Bogdanit mposhten nga Mali i Zi

Djemtë e Bogdanit mposhten nga Mali i Zi

Kombëtarja shqiptare U-19 është mposhtur me rezultatin 0-1 nga bashkëmoshatarët e tyre të Malit të Zi, në takimin e luajtur në ‘Selman Stërmasi’. Vendimtar ishte një 11 metërsh I akorduar nga gjyqtari kryesor, në minutën e 71-të, të cilin malazezët e shndërruan në gol .

Djemtë e drejtuar nga Erjon Bogdani zhvilluan një ndeshje të mirë, por pa arritur të shënojnë gol, ndërsa vlen të përmendet se në minutat e fundit, sërish gjyqtari kryesor u bë protagonist, duke mos akorduar një penallti në favor të djelmoshave kuqezi.

Shqipëria U-19 ndodhet në grupin e 12, bashkë me Malin e Zi, Ukrainën dhe Norvegjinë, ndërsa në dy takimet e para është mposhtur me të njëjktin rezultat, 1-0 dhe është e fundit me 0 pikë. Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet më datë 10 tetor, përballë Norvegjisë.