TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ditë para ndeshjes ndaj Ukrainës, deçizive për kualifikimin në botërorin ‘Rusi 2018’, Federata kroate e Futbollit, ka shkarkuar trajnerin Çaçiç dhe ia ka besuar drejtimin Zllatko Daliç-it. Ky i fundit është një njohje e vjetër edhe për futbolldashësit shqiptarë sepse ka drejtuar Dinamon e Tiranës, në sezonin 2008-2009. 51 vjeçari ka drejtuar edhe ekipe të tjera si Rijeka, Varteks, Slaven Belupo dhe disa skuadra në Arabi.
Daliç i është bashkuar menjëherë ekipit, për të filluar përgatitjet në prag të udhëtimit në Kiev. Kroacia kishte bërë një nisje mjaft të mirë të eliminatoreve, por vjeshta e këtij viti solli dy humbje, një barazim dhe një fitore, duke kompromentuar kualifikimin për në botëror.