SPORT, 7 Tetor 2017, 11:38

Ventura tërbohet: Kështu nuk shkohet në Botëror, në Shqipëri …

Ventura tërbohet: Kështu nuk shkohet në Botëror, në

Barazimi 1-1 mbrëmë ndaj Maqedonisë ka përkeqësuar situatën e Italisë. Matematika ende nuk e ka kualifikuar të kaltrit për në fazën e “Playoff”-it, ndaj dhe në Shqipëri do të tentohet që të merret të paktën një pikë. Trajneri i Ventura është shfaqur i nervozuar pas ndeshjes.

“Nëse luajmë kështu nuk shkojmë në Kupën e Botës. Në 45 minutat e para kemi pasur dy mundësi shënimi, pa rrezikuar asnjëherë. Në të dytën kemi humbur qartësinë e lojës. Nuk mund të marrësh një rezultat pa sulmuar.

Duhet të shohim edhe ndeshjen ndaj Shqipërisë, pasi duhet të arrijmë në vendin e dytë. Do të tentojmë që të rikuperojmë 4-5 futbollistë. Shumë luajnë pak me ekipet e tyre respektikeve, dhe shfaqin dobësi me kalimin e minutave.

Duhet të rikuperojmë energjitë dhe të shkojmë në Shqipëri për të rikuperuar energjitë, të punojmë me entuziazëm, për të marrë atë që meriton ky grup lojtarësh”, ka thënë Ventura.

TPZ.AL