TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lewis Hamilton ka triumfuar në provat zyrtare Japonisë dhe do të niset i pari në garën që do të zhvillohet paraditen e të dielës. Piloti britanik i Mercedez regjistroi një kohë fantastike 1’27’’319 dhe mori ‘pole-position’ për herë të dhjetë gjatë këtij sezoni. Vetëm vendi i dytë për rivalin e tij kryesor, pilotin e Ferrarit, Sebastian Vettel, ndërsa pas tyre do të nisen pilotët e Red Bull, Ricciardo dhe Verstappen.
Bottas dhe Raikonnen do të niset përkatësisht në vendin e 7 dhe të 11, pas penaliteteve të marra. Mëngjesi i djeshëm në provat e lira solli entuziazën në skuderinë Ferrari, pas paraqitjes së mirë të Vettel, por sot Hamilton ia doli të jetë sërish më i shpejtë.
Gjithsesi piloti gjerman i ‘Kokëkuqes’ është optimist dhe vlerëson faktin që do të niset në radhë të parë, ndonse pas Hamilton. “Është e rëndësishme që do të nisemi në radhën e parë, sepse ne jemi shumë më të fortë në garë, sesa në prova, ndaj jam optimist se mund të triumfojmë nesër. Kanë mbetur edhe katër gara nga fundi dhe do të japim maksimumin për të t’u rikthyer në krye”, tha piloti gjerman i Ferrarit.