AKTUALITET, 28 Shtator 2017, 08:59

Hashash dhe armë/ Policia arreston dy persona në Këlcyrë

Hashash dhe armë/ Policia arreston dy persona në Këlcyrë

Droga në KëlcyrëPolicia e Shtetit njofton se janë sekuestruar 54 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, si dhe një armë gjahu pa leje.

Nga ky operacion janë arrestuar në flagrancë dy poseduesit e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Theofan Tito dhe në banesën e shtetasit Manol Qorri, në fshatin Malshovë, Këlcyrë kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar punën për goditjen e këtyre rasteve.

Si rezultat, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Theofan Tito, nga shërbimet e policisë u gjetën tre thasë plasmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha e lëndës narkotike rezultoi 38 kg.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Manol Qorri, në një fuçi plastike u gjetën 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, si dhe 13 fishekë dhe një armë gjahu (çifte), të cilën e mbante pa lejen e organeve kopetente.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Theofan Tito, 57 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Këlcyrë. ( i dënuar më parë për veprën penale "Vrasje").

Manol Qorri, 73 vjeç, banues në Malshovë, Këlcyrë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.