AKTUALITET, 28 Shtator 2017, 08:39

Dhuna në familje, evidentohen 3 raste të reja

Dhuna në familje, evidentohen 3 raste të reja

Vijon puna për parandalimin dhe evidentimin e dhunës në familje.

Evidentohen 3 raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Tiranës arreston 3 shtetas.

Arrestohen për dhunë në familje shtetasit :

- Ilir Shahini, 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ëmës, shtetases F.Sh.,68 vjeçe.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetë dhe një thikë në kushtet e armës së ftohtë pa leje.

- Ardit Neli, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases N.B., 25 vjeçe.

- Fatush Peposhi, 27 vjeç, banues në Laknas, pasi në oborrin e banesës për motive të dobëta, ka goditur me thikë në kurriz vëllain, shtetasin M.P., 24 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit I.Sh., për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Armëmbajtje pa leje", parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A.N., për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, dhe në ngarkim të shtetasit F.P., për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Dhunë në familje", parashikuar nga nenet 89 dhe 130/a të Kodit Penal.