AKTUALITET, 3 Tetor 2017, 13:09

Bashkim Dedja rizgjidhet Kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Bashkim Dedja rizgjidhet Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Bashkim Dedja është rizgjedhur Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet për këtë post u zhvilluan ditën e sotme. Kandidatura e zotit Dedja u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët e kësaj gjykate.
Bashkim Dedja u zgjodh për herë të parë Kryetar i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2012. Ai do ta mbajë këtë pozicion edhe për një mandat tjetër.
  Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese: 

Sot në datën 03.10.2017, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, bazuar në nenin 7/d, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në përfundim të procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese votuan unanimisht zgjedhjen e z. Bashkim Dedja Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

TPZ.AL 
AKTUALITET / 3 Tetor 2017, 09:10