AKTUALITET, 15 Nëntor 2017, 10:51

Arrestimi i gjyqtarit Miri, Krimet e Rënda dërgojnë dosjen në KLD

Arrestimi i gjyqtarit Miri, Krimet e Rënda dërgojnë dosjen

Arrestimi i gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri me akuzën e “korrupsionit aktiv” dhe “ korrupsionit pasiv”, pritet të shqyrtohet edhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi paraditën e sotme pranë këtij organi, dosjen penale në ngarkim të gjyqtarit . Është KLD, ajo që do të vendos për pezullimin nga detyra të gjyqtarit deri në përfundim të hetimeve tashmë të nisura prej mëse një muaji. Për gjyqtarin Miri, Krimet e Rënda kanë nisur hetimet pas dyshimeve të bazuara se ai ishte përfshirë në një aferë korruptive. Ka dyshime se gjyqtari i Apelit ka marrë një shumë të konsiderueshme parash nga një i dënuar për një vrasje, me qëllim kryerjen e favoreve për ta lënë të lirë. Në banesën e tij u gjetën rreth 34 mijë lekë të reja, para këto, për të cilat po hetohet burimi i origjinës së tyre.

TPZ:AL