AKTUALITET, 14 Nëntor 2017, 23:13

Rama flet për marrëveshjen e 18 majit: Pyesni Lulin, ai është varrmihësi

Rama flet për marrëveshjen e 18 majit: Pyesni Lulin, ai

Kryeministri Edi Rama, nuk iu përgjigj direkt pyetjes për shkarkimin e kryetarit të KQZ-së, Klement Zgurin. Por ai tha, se marrëveshja me Lulzim Bashën, tashmë ka përfunduar, duke lënë të kuptohet se zgjedhja e Zgurit në krye të KQZ-së, ishte pikërisht e kësaj marrëveshjeje.

"Fatkeqësisht, Luli nuk është lider dhe nuk u bë dot lider. Sepse marrëveshja e 18-majit, ishte e vetmja gjë që tregoi Lulin lider. Po të ishte për mua, edhe mund të mos e kisha bërë atë marrëveshje. Kisha gjithë mbështetjen ndërkombëtare. Pas marrëveshjes, Luli nuk ndërtoi asnjë proces që të kishte gjasa që të dilte fitues në të ardhmen. Ai do zhytet edhe më tepër, në një humbje edhe më të thellë në zgjedhjet e ardhshme. Varrëmihësi i marrëveshjes është Luli, jo unë. T'i bëjë pak frymarje me gojë se mbase e ringjall marrëveshjen. Kanë rënë squk të gjithë në PD, sepse duket sikur Luli paska gjetur çelsin e betejës." - u shpreh Rama./TPZ.AL/