AKTUALITET, 14 Nëntor 2017, 21:09

Kolonel Nuredinaj, shefi i ri i shërbimit sekret të Ushtrisë

Kolonel Nuredinaj, shefi i ri i shërbimit sekret të Ushtrisë

Kolonel Bardhyl Nuredinaj është emëruar si shefi i ri i Agjencisë së Inteligjencës dhe të Sigurisë së Mbrojtjes (AISM), duke pasuar në këtë detyrë gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, tashmë në detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Është ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ajo ka firmosur urdhrin që emrëron në krye të inteligjencës së ushtrisë, kolonel Bardhyl Nuredinaj, i cili më parë ka qenë komandant në Qendrën e Personel Rekrutimit të Forcave të Armatosura.

Kolonel Nuredinaj i merr zyrtarisht funksionet e kreut të AISM-së ditën e mërkurë, më 15 nëntor, mesa duket edhe pas dakordësimit me aleatët.

Kolonel Bardhyl Nuredinaj  më parë ka qenë Drejtor në Drejtorinë e NATO-s, BE-së dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes

TPZ.AL