AKTUALITET, 14 Nëntor 2017, 23:02

Rama: Visho Ajazi mu dhimbs, e dërgova ambasador në NATO, që të mos rrinte rrugëve

Rama: Visho Ajazi mu dhimbs, e dërgova ambasador në NATO, që

 

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin "Studio e Hapur", ka komentuar edhe propozimin e Visho Ajazit për ambasador në NATO. Rama tha se Visho ishte dorëhequr vetë dhe se nuk mund ta linte rrugve, prandaj vendosi ta dërgojë ambasador në NATO. Nga kjo deklaratë duket se kryeministri ka ndjerë detyrimin që ta shpëtojë Ajazin nga rruga, duke i gjetur një punë të mirë.

"Visho Ajazi, përpara disa muajsh ka ardhur tek unë dhe më ka kërkuar ta mbështes për një detyrë në NATO, sepse NATO kishte hapur një konkurs për një pozicion. Ka kërkuar referenca nga qeveria shqiptare. Ne i dhamë të gjithë mbështetjen, sepse do të ishte krenari që një shqiptar të mund të merrte një pozicion të rëndësisëhm në administratën e NATOS.

Historia e largimit të Visho Ajazit, nga shërbimi fillon me iniciativën e tij. Krejt normalisht, unë i kam thënë Visho Ajazit, nuk jam një kryeministër si paraardhësi, që do ndihesha mirë, nëse drejtuesi i shërbimit sekret pasi të linte detyrën, të ngelte në rrugë", u shpreh Rama.

/TPZ.AL/