AKTUALITET, 14 Nëntor 2017, 23:30

Rama nostalgjik për Fatos Nanon: Marr vazhdimisht këshilla prej tij

Rama nostalgjik për Fatos Nanon: Marr vazhdimisht këshilla prej tij

Kryeministri Edi Rama, u pyet për miqtë e tij aktualë, dhe në veçanti për ish kryeministrin Fatos Nano. Duke folur tek Eni Vasili, Rama u shpreh se merr këshilla vazhdimisht prej tij.

"Është e bukur në një mënyrë tjetër. Fatosi nuk e ka patur fatin që kam unë. Një njeri që ka të gjithë eksperiencën, për të parë arenën dhe mund të të japë këshilla të vlefshme. Unë e pyes, Nanon, marrë këshilla. E pyes dhe vërtet, është fat që të kesh një paraardhës, që ka kaluar në të njëjtën rrugë." -  u shpreh Rama.

/TPZ.AL/