AKTUALITET, 14 Nëntor 2017, 22:21

Skandalet e Tahirit/ Rama: Nuk kemi luajtur mendsh të çojmë një deputet në burg

Skandalet e Tahirit/ Rama: Nuk kemi luajtur mendsh të çojmë

Kryeministrit Edi Rama, u përtyp disa herë kur u pyet për skandalet e publikuara një pas një të ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Duke folur tek emisioni "Studio e Hapur", Rama u rezervua të prononcohej për gjetjen e 2 patentave të Tahirit në një makinë me 860 mijë eurove.

"Më jepni një shembull tjetër, kur kanë ndodhur gjema shumë të mëdha, ku forca politike ka bërë atë që bëmë ne me Saimir Tahirin. Ne nuk kemi luajtur mendsh, që të ngremë dorën për të çuar në burg një deputet, pa asnjë provë. Dhe me teorinë, se çdo politikanë është i korruptuar, dhe hajde ta çojmë në burg, nuk funksionon." - u shpreh Rama.

Megjithatë, kryeministri i vendit shprehu një hije zhgënjimi për një nga njërzit më të besuar që ka patur në të kaluarën.

"Për çfarë duhet të prononcohem unë, është një çështje që i takon prokurorisë. Nuk më takon mua, as Partisë Socialiste, as qeverisë. Është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Kjo është një çështje që i takon Saimir Tahirit, dhe avokatëve të saj. Unë nuk jam avokat i Saimir Tahirit. Nuk kam parë dhe as dëgjuar një shpjegim racional, për këtë rast. Pata ndjesinë e një konfuzioni shumë të madh. Mund të jetë shumë e rëndë, ose pa lidhje. Nëse Saimir Tahiri është ky version, atëhere patjetër që është turpi më i madh i familjes socialiste në 30 vjet, por nga ana tjetër vlen të thuhet edhe e kundërta."- shtoi më tej Rama./TPZ.AL/