AKTUALITET, 14 Nëntor 2017, 23:43

Vlerësimi i Ramës për Metën: Është politikan rrace!

Vlerësimi i Ramës për Metën: Është politikan

Kryeministri Edi Rama shprehu një vlerësim jotipik për ish aleatin e tij në qeveri, Ilir Meta. Ai tha se presidenti i Republikës, është një politikan rrace. "Ai është një politikan rrace. E kam thënë që qasja e tij si president do të ishte konstruktive dhe pozitive" - u shpreh Rama.

Rama dha një vlerësim edhe për Monika Kryemadhin, ku e cilësoi si një kapak e cila nuk bën dot asnjë hap përpara pa tenxheren, që është Ilir Meta.