TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Teknologjia që përdor aktualisht krimi i organizuar është shumë herë më e lartë se ajo që përdor Policia e Shtetit”. Kryeministri Edi Rama e pranoi këtë fakt, tashmë të njohur nga çdo kush, gjatë Konferencës së dytë ndërkombëtare organizuar në Akademinë e Policisë. Për të qenë një hap më parë sesa krimi dhe për të bërë të mundur luftën përfundimtare kundër kësaj të keqe në vend, kryeministri Rama deklaroi në fjalën e tij se do të bëjë të pamundurën për të modernizuar Policinë e Shtetit. Sipas tij një nga shkaqet kryesore që ka bërë të mundur lirimin e shumë kriminelëve si dhe mosshkatërrimin e grupeve kriminale, është edhe mungesa e provave si pasojë e mungesës së teknologjisë. “Jetojmë në një kohë ku teknologjia krahas zhivillimeve të mëdha përbënë edhe një sfidë për hetimin e krimit të organizuar. Nuk është lufta kundër krimit që mund të përfitoj por edhe krimi nga ana tjetër. Sot, kushdo mund të ketë akses në këtë drejtim dhe për këtë arsye grupet kriminale sot kanë një kapacitet të lartë keqpërdorues të teknologjive, në funksion të qëllimeve të tyre të mbrapshta që e bëjnë punën e institucioneve ligjzbatuese shumë të komplikuar”, tha kryeministri Edi Rama. Për të, siguria publike mbetet një atribut i dorës së parë në shtet, dhe kjo siguri, as nuk shitet e as nuk blihet. Ngritja e Task Forcave të ndryshme në vend për kryeministrin kanë qenë të efektshme dhe të patjetërsueshme. Ndërsa shtoi se fillimi i operacionit “forca e ligjit” do shërbejë edhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë.
Lidhur me pastërtinë e figurës së Policisë së Shtetit dhe anës financiare të kësaj strukture, Rama tha se qeveria e tij ka bërë sa ka mundur, por jo sa ka dashur. “Pastërtia e lartë e figurave të policisë parakusht i domosdoshëm dhe i padiskutueshëm. Kemi bërë sa kemi mundur dhe jo sa kemi dashur në funksion të rritjes financiare të policisë së shtetit, por procesi historik i pastrimit të policisë së shtetit ashtu si edhe ai i sistetimit gjyqësor nga element të kurruptuar do vijojë në radhë të parë në radhët e policisë së shtetit pastaj në të gjitha strukturat e tjera. Procesi i vetingut në policinë e shtetit do jap rezultate të qenësishme, Po kështu dhe brezat që do dalin nga kjo akademi do jenë një burim i jashtëzakonshëm transformimi dhe transfuzioni gjaku i policisë”, tha kryeministri Rama.
TPZ:AL