AKTUALITET, 15 Nëntor 2017, 10:13

Sa rrezikohet Shqipëria nga fatkeqësitë natyrore; Raporti gjerman jep konkluzionet

Duke u bazuar në raportin për vitin 2018 të German Watch “Global Climate Risk Indeks”, Haiti, Zimbabve dhe Fixhi janë në krye të listës së shteteve më të prekura nga ngjarjet klimatike ekstreme.

Në raport, Shqipëria ndërmjet viteve 1996-2016 ka humbur 32 banorë, mesatarja në vit 1.60, ndërsa humbjet përllogariten mesatarisht 19,728 dollarë. Numri i të humburve në fatkeqësi ka qenë më rënie nga një vit më parë, ndërsa humbjet financiare janë më të mëdha.

Raporti i mëparshëm tregon se ndërmjet viteve 1995-2014, mesatarja e humbjeve e shprehur në kosto është 17.025 dollarë.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria renditet në vendin e 139,  në një pozicion më të favorshëm gjendet Mali i Zi, Serbia dhe Kosova ndodhen në vendin e 89.

Rreziku global i klimës, hulumtim i përvitshëm nga Global Watch, është një analizë e bazuar që vendos në dispozicion të dhëna të besueshme për ndikimet e motit ekstrem dhe të dhëna  socio-ekonomike të lidhura me to.

Indeksi i rrezikut të klimës German  Watch 2018 është publikimi i 13-të i këtij institucioni. Qëllimi i tij është të tregojë  diskutimet e vazhdueshme të politikave klimatike, sidomos ndërkombëtare, negociatat për klimën me ndikime në botën reale gjatë vitin e kaluar dhe 20 vitet e fundit.