AKTUALITET, 14 Nëntor 2017, 22:28

A ka gisht në shkarkimin e Ballës nga drejtimi i Top Channel? Flet për herë të parë Edi Rama

A ka gisht në shkarkimin e Ballës nga drejtimi i Top Channel? Flet

Kryeministri Edi Rama komentoi sot deklaratën e bërë pak ditë më parë për një shkrim të Top Channel dhe shpjegoi se gjithçka shkroi në Facebook nuk ishte sulm ndaj këtij televizioni, por keqardhje për lajmin konkret.

“Nuk e kam sulmuar, nuk e kam quajtur asgjë. Unë thjesht kam ekspozuar një fakt të po asaj dite me një shprehje keqardhjeje. Fola për një provë konkrete, ndava keqardhjen, nuk e sulmova, s’do më shikoni asnjëherë të sulmoj një media apo një gazetar të caktuar”,- tha ai. Ai gjithashtu komentoi sot edhe pezullimin e drejtorit të Informacionit Sokol Balla dhe hodhi poshtë të gjitha zërat se ishte pikërisht ai iniciatori për këtë vendim të marrë nga pronarët e këtij televizioni.
 “Këto janë teori konspiracioni që prodhojnë argumente për atë që unë e quaj kazan”,- komentoi Rama.
Pjesë nga intervista Ju sulmuat Top Channel Nuk e kam sulmuar Ju i keni dedikuar një status në facebook Këto janë të pavërteta. Nuk e kam quajtur ish-media të madhe, kam ekspozuar një fakt të po asaj dite ku shpreh keqardhje. Nuk i kam mbështetës a kundërshtarë kanalet mediatike. Nuk kam pasur qëllim të sulmoj një media apo gazetar në mënyrë të qëllimshme për ta delegjitimuar apo fyer. Konflikti juaj me Top Channel, u pasua me heqjen e Sokol Ballës. Opinion për këtë, a ka pasur një lidhje? Janë teori konspiracioni. Prodhojnë argumenta për atë që unë e quaj kazan. Publiku vetëm fiton nga ballafaqimi i të vërtetave. Kur unë shprehem, flas me të vërtetat e mia. Publikon shikon, gjykon, vendos. Nuk i shmangem kurrë të vërtetave të mia. /BW/