TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë të martë gazetari Sokol Balla u njoh me vendimin e Top Channel për tu larguar nga drejtimi i Departamentit të Informacionit. Ishte ky një nga lajmet më të komentuara dhe që ka qarkulluar rrufeshëm në portalet shqiptare.
Vetë televizioni e konfirmoi largimin me një njoftim të shkurtër ku thuhej se: “Sokol Balla largohet nga detyra e drejtorit të Informacionit të Top Channel. Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende. Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00”.
Vetë Balla ka anashkaluar komentet për këtë lëvizje të fortë në karrierën e tij. Të martën në mbrëmje e nisi emisionin duke folur direkt për temën e bisedës së asaj ditë që lidhej me buxhetin e shtetit: “Të enjten në Kuvend do të votohet buxheti i shtetit…”.