TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka bërë një deklaratë të fortë në “360 Gradë” . Ai tha se Prokurorin e Matit desh e vranë kur ka ndërhyrë për çështjen e kanabisit. Spahiu tha se në qarkun e Dibrës nuk ka pasur kultivim të kanabisit, por në kohën e qeverisjes së Ramës kjo gjë është përhapur ndjeshëm. Në përgjigje, deputeti socialist Ilir Beqaj tha se kjo nuk është e vërtetë.
"Ore ty të shkoi prokurori i Matit dhe desh e vranë të shkretin, i thanë edhe kolëgët e vet nuk është puna jote, është policia që merret. Iu tha ambasadorit që në Dibër në gjithë këto të mira që na ke sjellë në 1998 rasti i vetëm që është kapur është me 3 bimë dhe sot deri para 6 muajsh kishim mbjellje masive. Po i marr emrat e të gjithë fshatrave Erebar, Muhur, Luzni të gjitha zonat ku ka male dhe u nda në parcela dhe pse u nda, për 2016 dhe 25. Kjo ishte marrëveshja".