AKTUALITET, 14 Nëntor 2017, 22:39

A ke përgjegjësi për Tahirin? Përgjigjet Rama: Është në moshë madhore

A ke përgjegjësi për Tahirin? Përgjigjet Rama:

Kryeministri Edi Rama nuk mban asnjë përgjegjësi, për atë që ndodh në qeverinë e tij. Duke folur për rastin e Tahirit, Rama u shpreh se nëse Ish Ministri del i implikuar në trafiqe droge, atëherë kjo është përgjegjësia e tij, pasi ai është madhor.

Vasili: Ju keni ndonjë përgjegjësi për Tahiri?

Rama: Nuk mban përgjegjësi as prindi për fëmijën kur mbush moshën madhore. Ish Ministri është në moshë madhore, dhe ai mban përgjegjësi për vehten e tij.

Vasili: Po si nuk keni përgjegjësi, ai ka qënë benjamini juaj dhe ju jeni kryeministri i vendit.../TPZ.AL./