AKTUALITET, 14 Nëntor 2017, 21:49

Rama flet për çitjanet: I kam patur ëndërr, ua pashë myzeqarëve

Pas 37 minutave bisedë në studio, kryeministri Edi Rama, e përqëndroi debatin tek çitjanet e veshura pak ditë më parë. Edhe pse vendi ka 1001 probleme, Rama e zgjati bisedën tek kjo çështje, pasi atij i intereson të merret me vogëlsira dhe jo me çështje të rëndësishme.

"E kam patur ëndërr të bëj një palë pantallona të gjera sipër dhe të ngushta poshtë. Kam parë kostumet e myzeqarëve, i kam pikturuar një palë të tilla. Doja t'i bëja në kohë të komunizmit, por ku t'i bëja. Po të vishej Saliu kështu, do bëhej nami." - u shpreh Rama.

Gazetarja Vasili, i tha se kryeministër me veshje të tillë nuk kishte parë ndonjëherë. Por Rama vijoi zgjatjen e bisedës, duke treguar edhe veshjen sportive që përdori tek zgjedhjet e 25 qershorit.

"Keni parë ndonjë kryeministër 198 cm? Ky jam unë. Historia e tutave është e thjeshtë. Kur u nisa përpara se të filloja fushatën. Linda kishte marrë një palë tuta Adiddas, dhe me to u ndjeva shumë mirë. Dhe që atëhere thashë ku ka më mirë që të jesh i lirshëm dhe i rehatshëm. Të jesh e sigurtë që nuk stonoj." - shtoi më tej kryeministri i vendit./TPZ.AL/