TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama, duke folur në emisionin “Studio e Hapur”, është ankuar për punën që bën, duke e quajtur shumë të vështirë dhe me shumë sakrifica.
Rama tha se ai është në një stres dhe tension të madh dhe përmendi një shprehjë të Theodore Roosevelt, se “për të qenë në këtë arenë duhet të jesh më fytyrën në baltë, gjak dhe djersë”.
Këto ankesa Rama i lëshoi, teksa fliste për median dhe mungesën e profesionalizimit që sipas tij ka pjesa më e madhe e medias në Shqipëri.
Rama u shpreh se ka sakrifikuar shumë në detyrën që mban, duke çuditur jo pak, sepse detyra që zoti Rama mban e ka kërkuar me shumë ngulm, madje ka sakrifikuar me të gjitha mënyrat për ta marrë, prandaj ankesat e sotme në studion e Eni Vasilit duken mjaft të habitshme.
/TPZ.AL/