TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
187 mijë euro në llogari bankare. Por, që kanë ardhur si rezultat i veprimtarisë kriminale.
Operacioni “Vjeshtë 2017” i specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Komisariatin e Policisë Sarandë solli sekuestrimin e llogarisë bankare të shtetasit J.G., 46 vjeç, banues në Finiq, Sarandë, i cili do të procedohet në gjendje të lirë.
Sekuestrimi i llogarisë bankare me shumën e vlerave monetare, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme është kryer më datë 11.10.2017, në bazë edhe të procedimit penal nr. 708 datë 10.10.2017 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal (d.f/TPZ)