AKTUALITET, 11 Tetor 2017, 13:50

Spanja kërcënon Katalonjën: Sqaroni pozicionin tuaj, ose ju heqim autonominë

Spanja kërcënon Katalonjën: Sqaroni pozicionin tuaj, ose ju heqim

 

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka kërcënuar se Spanja mund të marrë nën kontroll Katalonjën, nëse plani për shpalljen e pavarësisë vazhdon.

Rajoy e ka pyetur Presidentin e Katalonjës, nëse e ka shpallur apo jo pavarësinë. Kujtojmë se ditën e djeshme, Presidenti Carles Puigdemont, e shpalli pavarësinë e Katalonjës nga Spanja, por më pas e pezulloi atë në mënyrë që të vazhdojë dialogu.

Kryeministri spanjoll, e akuzoi liderin e Katalonjës, se po krijon konfuzion me qëllim, dhe se ai duhet të sqarojë pozicionin e tij sa më parë.

"Ka një nevojë urgjente për ta ndalur atë që po ndodh në Katalonjë dhe për të kthyer sigurinë dhe paqen në këtë krahinë" u shpreh kryeministri spanjoll Rajoy.

Burimi: BBC / TPZ.AL