AKTUALITET, 11 Tetor 2017, 13:32

Nëna e ministrit Gjiknuri: Më grabitën 3 milionë lekë të pensionit

Nëna e ministrit Gjiknuri: Më grabitën 3 milionë lekë

Nëna e ministrit Damian Gjiknuri, Lirije Gjiknuri, ka reaguar pas lajmit se shtëpia e saj është grabitur. Nëna e ministrit ka thënë se grabitësit i kanë marrë leket e pensionit, të cilat i ruante për disa muaj.

"Më kanë vjedhur tre milionë lekë të vjetra. Më grabitën 3 milionë lekë të mbledhur nga pensioni, paratë e katër muajve" u shpreh nëna e ministrit.

Policia e Shtetit ka bërë një deklaratë në lidhje me denoncimin e nënës së ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, për një grabitje në banesën e saj në Tiranë. Në deklaratën e policisë thuhet se banesa është grabitur në orët e para të ditës së sotme, ndërsa grabitësit kanë arritur të marrin një shumë prej rreth 300 mijë lekësh të reja.

TPZ.AL