TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i vendit Ilir Meta ka përfunduar takimin me homologun e tij të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të dy bashkë dhanë edhe një konferencë për shtyp. Meta theksoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës, ndërsa u shpreh kundër kushtëzimit të liberalizimit të vizave me zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.
‘Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, ndaj nuk është aspak e drejtë që kjo çështje të kushtëzohet me demarkacionin. Marrëdhëniet me Malin e zi janë të shkëlqyera, ndaj edhe kjo çështje do të zgjidhet me mençuri, por BE nuk duhet të kushtëzojë Kosovën’, tha Meta.
Nga ana tjetër, presidenti kosovar Hashim Thaçi theksoi edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.
Në vijim, presidenti Meta do të takohet edhe me kryeministrin Haradinaj, kreun e kuvendit Veseli dhe ministrin e jashtëm Pacolli.