AKTUALITET, 11 Tetor 2017, 14:12

Tahiri: Parlamenti të zgjohet, të shqyrtojë projektligjin për dhunën ndaj kafshëve

Tahiri: Parlamenti të zgjohet, të shqyrtojë projektligjin

Deputeti i Partisë Socialiste, foli sot përpara Kryesisë së Kuvendit, lidhur me disa propozime që ai ka bërë një vit më parë, por që nuk janë marrë parasysh nga parlamenti.

Tahiri ka propozuar një projektligj për të ndaluar fenomenin e dhunës ndaj kafshëve.

"Ata që dhunojnë kafshët, më pas dhunojnë edhe familjarët" u shpreh Tahiri.

Tahiri  u ndal edhe tek një propozim që ka bërë lidhur me dënimet për trafikantët e drogës, dhe mungesën e një diferencimi për këto dënime.

"Kam rikujtuar parlamentin për propozimin që kam bërë lidhur me kultivimin dhe trafikim e drogës. Vetëm në Shqipëri dënohesh njëlloj kur kapesh me 1 gram drogë  dhe me 1 ton drogë. Janë dënuar ata që nuk kanë mundësi ekonomike dhe janë lënë të lirë ata që paguajnë" tha Tahiri.

Tahiri tha se shpreson që parlamenti të dalë nga heshtja, dhe të marrë në shqyrtim këto propozime.

/TPZ.AL/