AKTUALITET, 11 Tetor 2017, 15:13

Rama në Itali, Xhentiloni e pret me ceremoni (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është duke zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Itali. Ai u prit në Romë me “fanfarë” nga kryeministri italian Paolo Xhentiloni

Italia mbetet një nga mbështetësit kryesorë të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Partneriteti strategjik mes dy vendeve, marrëdhëniet ekonomike e projektet e përbashkëta, kërkesa e shtimit të numrit të investitorëve italianë në Shqipëri, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar e trafiqeve ilegale, pritet të jenë disa nga tematikat e takimit dypalësh mes Xhentilonit dhe Ramës.

Dje, kryeministri Rama informoi mbi hapjen e Konsullatës Shqiptare në Milano, ndërsa premtoi çeljen e të tjera stacioneve dinjitoze për shërbimet konsullore në botë. d.f./TPZ.AL/