AKTUALITET, 11 Tetor 2017, 12:28

Zgjedhjet në Austri, populistët e djathtë pritet të kthehen në "king-makers"

Zgjedhjet në Austri, populistët e djathtë pritet të kthehen

Politika autriake pritet të bëjë një kthesë të fortë drejt të djathtës, vetëm një vit pas humbjes së kandidatit populist të së djathtës radikale, në zgjedhjet presidenciale.  Mendohet se kjo parti, do të jetë një "king-maker", pas zgjedhjeve të kësaj të diele.

Edhe pse po lufton për vendin e dytë, partia e radikalëve të djathtë ka arritur të imponojë axhendën e kësaj fushate elektorale, duke e përqëndruar atë rreth Islamit, dhe emigracionit.

Nëse kjo parti, e quajtur "Partia e Lirisë", do të futet në qeveri, ajo do të kërkojë të ndalohen ndihmat për emigrantët që ndodhen në Austri dhe të vendosen rregulla strike për ata që kërkojnë të shpërngulen për të jetuar në këtë vend.

Burimi: The Guardian / TPZ.AL