AKTUALITET, 11 Tetor 2017, 11:58

Grabitet shtëpia e nënës së ministrit shqiptar

Grabitet shtëpia e nënës së ministrit shqiptar

Është grabitur gjatë orëve të natës banesa e nënës dhe vëllait të ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri. Denoncimi për grabitjen është bërë në polici nga vetë nëna e ministrit, L. Gjiknuri, 67 vjeçe. Banesa ku jetonin nëna dhe vëllai i Gjiknurit, ndodhej në Tiranë, në rrugën ‘Maliq Muça’.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve, ndërsa të dhënat e para flasin për grabitjen e një shume të konsiderueshme parash. Damian Gjiknuri është ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, post të cilin e mban që prej shtatorit të 2013-ës, kohë kur PS erdhi në pushtet, ndërsa ishte nga të paktët që u konfirmua edhe në kabinetin ‘Rama 2’.

TPZ.AL