AKTUALITET, 11 Tetor 2017, 13:34

Basha: 'Të fortët' e Elbasanit, me Audi, janë larguar jashtë vendit

Basha: 'Të fortët' e Elbasanit, me Audi, janë larguar

Nga konferenca për shtyp ku komentoi rezultatet e sondazhit të ‘Barometri i Ballkanit’, kreu i PD-së Basha hodhi akuza edhe për ngjarjen e Elbasanit, ku policia nuk ka bërë një zbardhje të plotë të ngjarjeve kriminale të ditëve të fundit, ndërsa i kërkoi kryeministrit Rama të mos heshtë.

‘Edi Rama vazhdon të heshtë, edhe për ngjarjet kriminale të qytetit të Elbasanit, ndërsa policia ende nuk ka bërë një hetim të plotë. Kriminelët me Audi, që goditën makinën e policisë, janë larguar nga vendi, por Rama është i kapur prej tyre dhe jo vetëm hesht, por edhe i mbështet ata’, deklaroi Basha.