TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një histori e denjë për filmat policorë. Madje nga ata që për personazh kryesor kanë një qen policie.
Kjo ndodhi në kantonin e Gjenevës në Zvicër.
Një patrullë police po vëzhgonte urën e Linjonit, kur panë tre trafikantët shqiptarë: një që bënte rojën (30 vjeç), një tjetër që shiste produktin (23) dhe një i tretë, blerësi (27 vjeç).
Nga kontrolli rutinë atyre iu gjetën disa doza që bënin në total 10 gram heroinë, por qeni i policisë, Vik (në foto), nuk ishte në një mendje me shefat e tij.
Nga nuhatja e specialistit Vik, trafikantëve shqiptarë, të cilët ishin pa ndonjë adresë fikse, iu gjetën edhe 120 gramë të tjera heroinë të fshehura në disa kaçube në brigjet i lumit Rone.
Lajmi ka bërë bujë në mediet zvicerane./d.f./TPZ.AL/