AKTUALITET, 11 Tetor 2017, 10:01

Prokuroria kërkon burg përjetë për David Qosjan

Prokuroria kërkon burg përjetë për David Qosjan

Prokuroria e krimeve të rënda ka mbyllur hetimet në ngarkim të të pandehurit David Qosja dhe ka kërkuar dënimin e tij me burg përjetë. David Qosja është autori i vrasjes së efektivit  të policisë, Ardian Kodra, më 2 shtator të vitit të kaluar, në Torovicë të Lezhës.

 

Ai është një person me probleme mendore dhe qëlloi mbi efektivin gjatë një aksioni për prangosjen e tij, brenda banesës ku jetonte, në fshatin e Lezhës. Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda pritet të jepet më datë 23 tetor 2017.

TPZ.AL