AKTUALITET, 11 Tetor 2017, 14:48

Zjarret në Kaliforni, Facebook dhuron një milion dollarë

Zjarret në Kaliforni, Facebook dhuron një milion dollarë

Facebook do t’u japë një milion dollarë grupimeve lokale për rindërtimin e shtëpive pas valëve të zjarreve që shpërthyen në veriun e Kalifornisë. Lajmin e bëri të ditur themeluesi i rrjetit të famshëm social, Mark Zuckerbeg, përmes një postimi.

Facebook aktivizoi “Safety Check”, një aplikacion përmes të cilit mund t’u bësh të ditur miqve nëse je mirë, shpjegoi Zuckerberg.

Mbështetje ekonomike do të vijë edhe ngas Apple, kolosi tjetër teknologjik me seli në Kaliforni. Lajmin e bëri të ditur administratori i deleguar Tim Kuk përmes një mesazhi në Twitter./d.f./TPZ.AL/