AKTUALITET, 11 Tetor 2017, 11:33

Rama e Meta lënë Shqipërinë/ Njëri në Itali, tjetri në Kosovë

Rama e Meta lënë Shqipërinë/ Njëri në Itali,

Dy krerët e shtetit shqiptar, presidenti i Republikës dhe kryeministri, kanë lënë vendin për të realizuar takime zyrtare në vendet fqinje. Kështu, Ilir Meta është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, ndërsa kryeministri Rama ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takohet me kryeministrin italian Paolo Gentilioni, në orën 13:30.

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e qeverisë italiane, e cila njofton se në përfundim të takimit mes dy kryeministrave, do të ketë edhe një konferencë shtypi për gazetarët. Ndërkohë Ilir Meta është pritur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe në vijim do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e jashtëm, Behgjet Pacolli.