TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas një studimi të fundit në shkallë botërore, obeziteti tek fëmijët dhe adoleshentët është dhjetëfishuar në katër dekadat e fundit. Rreth 124 milionë djem dhe vajza në botë janë sot shumë të shëndoshë.
Ky studim nga "Lancet", është më i madhi i bërë ndonjëherë, dhe ka përdorur statistika nga 200 vende të botës.
Fëmijët obezë janë të prirur të qëndrojnë obezë edhe kur rriten, gjë që i ekspozon ata përballë risqeve të shumta dhe problemeve shëndetësore. Sëmundjet që vijnë si pasojë e obezitetit janë, diabeti, sëmundjet e zemrës, infarkti, dhe kanceri.
Ky studim tregon se kostoja e obezitetit është shumë e lartë, dhe mendohet se në vitin 2025, do të kushtojë 920 miliardë dollarë në vit.
BURIMI: BBC / TPZ.AL