SPORT, 28 Shtator 2017, 14:38

Zyrtare, ish-trajneri i Milan dhe Inter merr derjtimin e ekipit turk

Zyrtare, ish-trajneri i Milan dhe Inter merr derjtimin e ekipit turk

Në futbollin turk po investohet shumë jo vetëm për të sjellë në kampionat lojtarë me shumë emër, por edhe trajnerë të njohur. Dhe nuk janë vetëm skuadrat me emër si Gallatasaraj, Fenerbahçe dhe Beshiktash, por edhe të tjera, që po afrojnë shumë emra të mëdhenj.

Ish-trajneri i Milan dhe Inter, Leonardo, do të drejtojë Antaliasporin, që këtë verë ka marrë në ekip edhe lojtarë si Samir Nasri dhe Jeremy Menez, ndërkohë që më parë ka qenë Samuel Eto. Pas përvojës si drejtues klubi dhe komentator televiziv, Leonardo Nascimento de Araújo, siç është emri i tij i plotë, kthehet në stol dhe pikërisht në kampionatin turk. Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga faqja zyrtare e Antaliaspor.