SPORT, 28 Shtator 2017, 11:56

Skënderbeu, formacion sulmues ndaj Jang Bojs

Skënderbeu, formacion sulmues ndaj Jang Bojs

Skënderbeu është gati për ndeshjen me me Jang Bojs, teksa  sot do të zbresë në fushë nga ora 21:05 në stadiumin Elbasan Arena.

Gjatë këtyre ditëve është lënë për t’u kuptuar edhe formacioni që do të zbresë në fushë nga minuta e parë ndaj zviceranëve, teksa Radas nuk ia del të luajë titullar, por rikthehet Jashanica.

Nga minuta e parë do të luajë edhe Sahiti, me Xhejms që kalon në qendër dhe do të bëjë në njëfarë mënyrë organizatorin.

Skënderbeu: Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici, Lilaj, Nimaga, Gavazaj, Xhejms Sahiti, Soue